Macron fluturim të përbashkët me figura të famshme për finalen
Qatar 2022

Macron fluturim të përbashkët me figura të famshme për finalen

atsh

Edhe lojtari i lënduar i Francës, Christopher Nkunku thuhet se i është bashkuar presidentit të vendit Emmanuel Macron dhe personazheve të tjerë të famshëm në një fluturim për në finalen e Kupës së Botës mes ”Les Bleus” dhe Argjentinës.

Media franceze tha se edhe gjyqtarja Stephanie Frappart, gruaja e parë që do të drejtoi një ndeshje të Kupës së Botës, dhe kampioni olimpik i xhudos, Teddy Riner, do të ishin në  udhëtimin e përbashkët me Macron.

Ministrja franceze e Sportit Amélie Oudea-Castera kishte thënë më herët gjatë javës se Macron kishte ftuar të gjithë lojtarët e Francës të dëmtuar që t’i bashkoheshin atij në udhëtimin në finale.

Nkunku i ”RB Leipzig” tha se e kishte pranuar ftesën, por sulmuesi i Realit të Madridit dhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema thuhet se e kishte refuzuar atë.

Lucas Hernandez i ”Bayern Munich” thuhet se gjithashtu nuk udhëtoi pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, ndërsa Paul Pogba i ”Juventusit” dhe N’Golo Kante i ”Chelseat” mbërritën në Katar para të dielës.

Pogba gjithashtu u ka dërguar bashkëlojtarëve të tij një video mesazh inkurajimi.

”Ju uroj më të mirat. Suksese!”, shkruan Pogba.


MË SHUME NGA Qatar 2022