21:51 / 18.12.2022
Scaloni: Është fantastike të jesh kampion bote
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se është ndjenjë fantastike të jesh kampion bote. Ai ka folur pas triumfit në Botërorin "Qatar 2022", ku Argjentina ka mposhtur Francën me penallti, pasi paraprakisht ndeshja ishte mbyllur baraz me rezultat 3-3.
"Me gjithë kritikat që kemi marrë deri më tani, dua t'u them njerëzve që ta shijojnë këtë fitore. Të gjithë ata që kanë ëndërr të luajnë për Kombëtarja e Argjentinës të bëjnë atë që kanë bërë këta djem”, ka thënë ai. "Nuk e kuptoj ende, por është fantastike të jesh kampion bote, kjo skuadër gjithmonë reagon. Meritat u shkojnë tërësisht lojtarëve. Është një grup i jashtëzakonshëm. Të gjithë bëhen më të fortë kur ka besimi”.