Mbappe merr Këpucën e Artë pasi shënoi tetë gola
Qatar 2022

Mbappe merr Këpucën e Artë pasi shënoi tetë gola

Uran Krasniqi/RTKLive

Kylian Mbappe ia ka dalë ta marrë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Botërorin në Katar me tetë gola. 

Shifër të tillë i fundit kishte prekur fenomeni i Brazilit, Ronaldo, i cili gjithashtu kishte shënuar tetë më 2002 në Botërorin e mbajtur në Japoni dhe Kore të Jugut. 

Mbappe duke shënuar tre gola në finale ka barazuar shifrat me Geoff Hurst të Anglisë, i cili ishte lojtari i parë që kishte shënuar tre gola në një finale të Botërorit. 

Të gjitha këto Mbappe i ka bërë duke qenë vetëm njëzet e tre vjeç dhe duke pasur mundësinë që të marrë pjesë sërish në ngjarje të tilla.  


MË SHUME NGA Qatar 2022