Një i lënduar në aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të Prizrenit
BKT
Foto arkiv/ RTKLive
Kronika

Një i lënduar në aksident trafiku mes dy veturave në hyrje të Prizrenit

E.Hoti/RTKlive

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:14 në hyrje të Prizrenit.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. 

Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq një person ka pësuar lëndime

“Sot rreth orës 7:14 është raportuar  për një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit.  Në aksident janë të  përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit”, ka thënë për RTKlive Bytyqi.


MË SHUME NGA Kronika