Vrasje në tentativë në Prishtinë
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vrasje në tentativë ka ndodhur të dielën në rrugën “Destan Bajraktari” në kryeqytet.

Një preson është ankuar në polici se derisa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

 Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Bëhet e ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja.

Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme.


MË SHUME NGA Kronika