Haradinaj: AAK do ta ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë e dëmshme
BKT
Kosovë

Haradinaj: AAK do ta ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë e dëmshme

B. H. / RTKlive

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë e vendit për siç ka thënë ai ‘neglizhim të këshillave të aleatëve’.

“Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, SHBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e komunave të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, pas takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Gjatë këtij takimi ai theksoi se komuna e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, edhe këtë vit janë treguar komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë.

 


MË SHUME NGA Kosovë