Mullinjtë e vjetër të Dukagjinit |Video
BKT
Kosovë

Mullinjtë e vjetër të Dukagjinit |Video

Islam Haxhiu /RTK

Dukagjini, krahas shumë traditave, njihet edhe për mullinj të vjetër. Edhe pse numri i tyre ka rënë dukshëm, prapëseprapë ende ka mullinjë funksionalë të vjetër mbi 300 vjet. Madje, këta mullinjë e bëjnë bluarjen e misrit krejtësisht natyrale.

Edhe pse numri i tyre ka rënë dukshëm, mulliri i Tahir Sadrive në Isniq, i vjetër mbi 300 vjet, ende po qëndron në këmbë.

Dhe kjo falë përkushtimit të pronarit Rrustem Dervishaj i cili po e përcjell me fanatizëm këtë zeje shumë të rëndësishme edhe si trashëgimi e këtij lokaliteti.

Këtu, bluarja e misrit bëhet në mënyrë natyrale.

 “Bluarja bëhet mënyrë natyrale si para 300 vitesh”, thotë Rrustem Dervishaj, mullis.

Edhe Mulliri i Hajrizajve në Strellc të Epërm të Deçanit është shumë i vjetër.

Pozita e volitshme dhe sasia e mjaftueshme e ujit, bëjnë që prodhimi të jetë natyral dhe shumë cilësor.

Dikur, mullinjtë kanë ekzistuar pothuajse në çdo fshat e lokalitet, sidomos në ato vende më të pasura me ujë. Për fat të keq, shumica prej tyre janë djegur dhe shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa një numër shumë i vogël i tyre i ka mbijetuar kohës.


MË SHUME NGA Kosovë