09:42 / 22.12.2022
Arrestohen katër persona për përfshirje në rrahje
E.Hoti/RTKlive
Mbrëmë rreth orës 22:30, ka ndodhur një rrahje në rrugën "Simon Shiroka" në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.























