56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 82 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë  parashtruar dhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave, të dyshuar se  kanë kryer vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftim e Prokurorit të Shtetit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër  15 personave për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat e ngritura janë: 16 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, 11 nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit, kurse nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë janë ngritur 12 aktakuza, e pesë aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore në Ferizaj.


MË SHUME NGA Kronika