Arrestohen dy të dyshuar për posedim të narkotikëve
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka realizuar kontrolle në dy lokacione të ndryshme në fshatra të Komunës së Prizrenit dhe ka arrestuardy të dyshuar.
Sipas njoftimit nga Policia, kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, pronë e të dyshuarve A.A., dhe E.A..
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.
Për këtë janë njoftuar edhe hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren.
Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Policia ka sqaruar se pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera.
Bëhet e ditur se Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri për 48 orë.























