Arrestohen dy persona për posedim të substancës narkotike
M.Miftari/ RTKlive
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, njofton se kanë arrestuar dy të dyshuar, shtetas kosovarë, për posedim të substancës narkotike të llojit marihuanë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vllashnje, në Prizren, më 23.12.2022, në ora 08:40.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prizren për rastin e narkotikëve.
“Nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, më 23.12.2022, në ora 08:40, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë realizimit të urdhëresës së gjykatës për kontrollin e një shtëpie dhe dy lokaleve janë gjetur dhe sekuestruar 99.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prizren për rastin e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.























