Festë Krishtlindjesh në Prishtinë, drejtpërdrejt në RTK
Jeton Musliu/RTKlive
Në qendër të Prishtinës, pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”, po mbahet një koncert, në pritje të fillimit të meshës së Krishtlindjes e cila fillon në mesnatë.
Koncerti "Christmas Tunes" apo "Meloditë e Krishtlindjeve" i cili ka filluar në orën 20:30 edhe më tej po vazhdon, kurse RTK është duke bërë transmetimin e drejtpërdrejtë.
Një numër i madh i qytetarëve janë duke marër pjesë dhe shijuar pijet të ndryshme të ngrohta në organizimin që tashmë njihet si “Verë n’Dimën”.
Ky koncert që mbahet për nder të festës së Krishtlindjes, është bashkorganizim i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Komunës së Prishtinës.
Në këtë koncert po performojnë muzikantë të ndryshëm të muzikës klasike nën dirigjimin e Valton Beqirit, por edhe këngatër të muzikës së lehtë.
Ndërkaq, bendi i këtij koncerti do të përbëhet nga 12 instrumentalistë, 5 vokalistë dhe një dirigjent. Për adhuruesit e muzikës klasike u interpretuan disa nga veprat më të mëdha botërore.
























