Bie nga ndërtesa, humb jetën një 30 vjeçar nga Peja
BKT
Foto: RTK
Kronika

Bie nga ndërtesa, humb jetën një 30 vjeçar nga Peja

J.Musliu/RTKlive

Një person dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i një ndërtese në Pejë, ku edhe ka humbur jetën.

Vdekjen e një personi të moshës 30 vjeç e ka konfirmuar edhe Polciia e Kosovës për rajonin e Pejës, por pa dhënë shumë detaje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, deklaroi se  hetimet janë duke u kryer për rastin kurse vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

“Rreth orës 21:16, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Mbreit Pirro’ një person ishte i shtrirë në rrugë”, tha Gashi.

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe emergjenca e QMF-së.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente policore”, tha  Gashi.

Rasti ka ndodhur rrugën “Sadri Kelmendi” në Pejë. Nga informacionet ende të pakonfirmuara, pretendohet se viktima ka kryer vetëvrasje.


MË SHUME NGA Kronika