Shkollat e Gjakovës bëhen me dollapë për librat|Video
BKT
Foto: RTK
Kosovë

Shkollat e Gjakovës bëhen me dollapë për librat|Video

Islam Haxhiu/RTK

Falë një projekti të komunës së Gjakovës, nxënësit nuk do t`i bartin librat me vete, përveç atyre të cilat i kanë të domosdoshme. Kjo pasi këta të fundit tashmë i kanë siguruar dollapët.

Rreth 500 nxënës të shkollës fillore e mesme e ulët "Emin Duraku" në Gjakovë, e sidomos ata nga cikli i ulët, do ta kenë shumë më të lehtë bartjen e çantave me libra e fletore.

Për drejtoreshën dhe mësimdhënësit e shkollës realizimi i këtij projekti ka qenë shumë i mirëpritur, sepse sipas tyre, tashmë secili prej nxënësve të shkollës do ta ketë në dispozicion dollapin personal ku do ti vendos librat, ndërsa me vete do të marrë vetëm ato për të cilat ka nevojë.

E zyrtarët për arsim në komunën e Gjakovës thonë se me dollapët për libra, aktualisht janë pajisur tri shkolla, përderisa shumë shpejt do të pajisen edhe shkollat tjera.

Sipas zyrtarëve komunal projekti është ndarë në dy faza. Në fazën e parë do të përfitojnë nxënësit nga klasa I - V , ndërsa që faza e dytë do të përfshijë nxënësit e nga klasa e VI deri në klasën e IX-ne.


MË SHUME NGA Kosovë