Kamenicë, zjarrfikësit shpëtojnë jetën e një punëtori
BKT
Foto: Zjarrfikësit-Kamenicë
Kronika

Kamenicë, zjarrfikësit shpëtojnë jetën e një punëtori

M.Miftari/RTKlive

Sot, në Komunën e Kamenicës, një person është shpëtuar nga zjarrfikësit.

Përmes rrjetit social Facebook, bëhet e ditur se një person, derisa ishte duke punuar, kishte rrëshqitur dheu me ç’rast ishte bllokuar brenda kanalit.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga zjarrfikësit arrijnë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve, derisa kishin shprehur gatishmërinë e tyre në çdo kohë, në çdo rast: “NE NUK NDALEMI KUR LODHEMI, NE NDALEMI KUR MBAROJMË!”

 


MË SHUME NGA Kronika