Katër të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan
BKT
Foto arkiv/ RTKLive
Kronika

Katër të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

E.Hoti/RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

 Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.


MË SHUME NGA Kronika