Aliu: Asfaltimi i rrugëve në veri, shkurton lëvizjen e qytetarëve
BKT
Kosovë

Aliu: Asfaltimi i rrugëve në veri, shkurton lëvizjen e qytetarëve

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në veri të Kosovës.

Ai ka njoftuar se tashmë ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në Maxherë, në veri të Republikës së Kosovës.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në  komunën e Mitrovicës”, ka shkruar Aliu.

“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”, shkruan Aliu.


MË SHUME NGA Kosovë