Brenda 24 orëve, Prokuroria e Shtetit ndalon 15 persona
BKT
Foto: Arkiv
Kosovë

Brenda 24 orëve, Prokuroria e Shtetit ndalon 15 persona

M.Sh/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër  persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një personi. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një  person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale. Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Kosovë