Një 66-vjeçar gjendet pa shenja jete në Kuçicë të Skenderajt
BKT
Kronika

Një 66-vjeçar gjendet pa shenja jete në Kuçicë të Skenderajt

E.Hoti/RTKlive

Sot është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka njoftuar se personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe se nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Sot është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Zahiti për RTKlive.

Ai ka bërë të ditur Forenzika ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika