SBASHK-u i propozon BSPK-së ta mbyll grevën e pezulluar më 1 tetor
BKT
Kosovë

SBASHK-u i propozon BSPK-së ta mbyll grevën e pezulluar më 1 tetor

N.Mekolli /RTKlive

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) i ka propozuar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të mbyllet greva, që ishte pezulluar më 1 tetor.

Sot, në përmbyllje të vitit 2022, pas një takimi me kryetarë të nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, SBASHK-u ka thënë se i është përmbushur kërkesa kryesore, ajo e miratimit të Ligjit për Paga.

“Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t’i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Në këtë takim u mor vendim që të përgatitet një agjendë e takimeve nëpër komuna dhe Universitete, e cila do të nis se realizuari nga janari i vitit 2023.

 


MË SHUME NGA Kosovë