ZRRE aprovon tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova
BKT
Kosovë

ZRRE aprovon tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova

Fadil Sertolli / RTKlive

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka aprovuar tarifat e energjisë termike për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova për sezon e ngrohjes 2022/23.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Bordi ka vendosur që tarifat e kësaj ndërmarrje të mbesin të njëjta me ato të vitit të kaluar. Tarifat e energjisë termike (Ngrohjes), si dhe të gjitha dokumentet përkatëse do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se Bordi ka aprovuar kërkesën për lëshimin e autorizimit për projektin solar dhe pranimin ne kornizën e rregulluar të shoqërisë PRO ENERGY.

Gjithashtu, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe ka aprovuar 22 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 10 vijnë nga ndërmarrjet dhe 12 nga personat fizik me gjithsej 569kË.

“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji. Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë