13:20 / 30.12.2022
Falsifikuan rezultatet e votimit, aktakuzë kundër 7 personave të dyshuar
RTK
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 14 shkurt 2021.
Aktakuza është ngritur kundër një ish-deputeti të AAK-së, 5 zyrtarëve të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së dhe një personi tjetër.























