11:54 / 31.12.2022
Krasniqi: Uroj që 2023 të jetë më i mirë dhe më i begatë për Kosovën
RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët nëpërmjet një videomesazhi për Vitin e Ri 2023.
Duke uruar për një vit më të mirë e begatëvpër secilin qytetarë, lideri i opozitës tha se urimet më të përzemërta i ka pë luftëtarët e lirisë që i sollën Kosovës festën më të madhe - lirinë.
"Me mall e nga larg, edhe këtë vit, urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe – lirinë dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë. Gëzuar të gjithëve!", ka thënë Krasniqi.























