Veriu i barrikadave dhe targave
Jeton Musliu/RTKlive
Një herë pati djegie të pikave kufitare. Më vonë, barrikada në rrugë. Ato u vendosën edhe mbi urën e lumit “Ibër”. Madje, duke pretenduar se ajo është shndërruar në park. Më vonë, erdhi në radhë pjesmarrja në institucionet e Kosovës.
Më vonë, dolën në pah targat e automjeteve. Të mbulohen simbolet shtetërore apo të hiqen krejtësisht, palët u pajtuan me versionin e parë, që më onë të zbatohej edhe versoni i dytë. E në fund, braktisja e institucioneve dhe sërish në barrikada. Kjo me disa fjali është historia e veriut të Kosovës, e katër komunave që me numër të popullësisë, nuk janë më shumë sesa një qytet mesatar i Kosovës.
Shkurt 2008
Kur Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008, serbët lokalë nuk u pajtuan me këtë akt dhe në shenjë revolte ata protestuan. Të njëjtit pritën 17 marsin e atij viti, dhe dogjën pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Kjo edhe duke rikujtuar trazirat e marsit të vitit 2004. Nga kjo kohë, Kosova nuk arrite të kthente kontrollin në këto pika kufitare, të cilat menaxhoheshin nga EULEX-i dhe KFOR-i. kështu, veriu ishte shndërruar në një zonë të lirë për kontrabandë dhe trafikim.U desh të kalojnë disa vjet deri në vitin 2012, që me nisejn e bisedimeve teknike Kosovë-Serbi në Bruksel, situata të fillonte ngadalë të kthehej në normalitet në ato pika kufitare.
Korrik 2011
Barrikadat e para u shfaqen në rrugët e veriut të Kosovës në vitin 2011. Qeveria e Kosovës në vitin 2011, kishte ndërmarrë një aksion për rikthimin nën kontroll të kësaj zone të vendit. Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte autorizuar Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës për një aksion në veri të Republikës. Duke kundërshtuar këtë aksion, protestyesit serbë bllokuan rrugët duke vënë barrikada dhe duke djegur sërish pikat kufitare. Viktimë e këtij aksioni, mbeti polici Enver Zymberi, i cili më vonë u shpall “Hero i Kosovës”.
Qershor 2014
Në vitin 2014, serbët lokalë të dirigjuar nga bandat por edhe politika e Beogradit zyrtar, vendosën që barrikadën mbi urën e lumit “Ibër” ta shndërrojnë në park, duke e emëruar si ‘Parku i Paqes”, e të cilin kryetari I Mitrovicës në atë kohë, Agim Bahtiri, e cilësonte si “Parku I Turpit”. Marrëveshja për heqjen e atij grumbulli të dheut dhe për rifunksionalizimin e urës ishte arritur në vitin 2015 në Bruksel, por ato vazhduan të mbeteshin. Pas barrikadave papritur serbët nisën të ndërtonin një mur në pjesnë veriore të Mitrovicës, i cili përvec tensioneve, solli edhe shumë diskutime, duke bërë që në fund të rrënohet nga autoritetet e Kosovës.
Mars 2018
Kur Kosova sapo kishte festuar dekadën e parë si shtet, në nuajin mars, tensionet kulmuan pasi drejtori i së ashtuquajturës Zyra e Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sfidoi vendimin e autoriteteve të Kosovës të cilat nuk i dhanë leje për të hyrë. Megjithatë, ai vendosi të vijë ilegalisht, duke bërë që të ndërhyjë Njësiti Special i Policisë së Kosovës, të cilët në veri të vendit, e arrestuan dhe më pas I njëjti pas qëndrimit në ndalim, u dëbua drejt serbisë. Një ngjarje e tillë kishte rritur tensionet mes Kosovës e Serbisë. Ky ishte ddhe viti kur kryeministri Ramush Haradinaj, vendosi tarifën 100% ndaj produkteve të Serbisë.
Shtator 2021
Nën drejtimin e Albin Kurtit si kryeministës, në shtator të vitit 2021, Qeveria kishte vendosur masë reciprociteti për targat e makinave nga Serbia. Ky venim kishte revoltuar përsëri serbët në veri të cilët kishin bllokuar përmes kamionëve rrugët që shpien në pikëkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Për të ardhur deri tek një moment zhbllokues, Kosova dhe Serbia kishin rënë dakord për vendosjen e stikerave ngjitës në veturat që kalojnë në pjesët e njëra-tjetrës.

Korrik 2022
Targat e automjeteve në korrik të vitit 2022, sollën sërish tensione mes Kosovës e Serbisë. Prej tyre, sërish barrikadat u risfaqën në rrugët e veriut të vendit. Kjo pasi Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndalojë lëvizjen e makinave me targa të paligjshme serbe dhe për të lëshuar shtetasve serbë dokumete të pasaçshme për vajtje-ardhje. Barrikadat u larguan një ditë më vonë, kur edhe ishte shtyrë vendimi i Qeverisë për datën 1 shtator të këtij viti. Mirëpo, me ndërmjetësimin e Brukselit, më pas çështje e tragave kishte marrur një epilog tjetër me anë të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhjetor 2022
Pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq nga autoritetet e kosovare, i cili dyshohet se organzoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në veri, më 10 dhjetor, serbët lokalë përsëri kanë ngritur barrikada përmes disa kamionëve në rrugët që çojnë në pikat kufitare në veri.Pas rreth tri javësh me rrugë të bllokuara, barrikadat u hoqën pasi ndaj ish policit Pantiq, me kërkesë të prokurorit të rastit, iu ndryshua masa e paraburgimit, duke e lënë në arrest shtëpiak.























