20:49 / 31.12.2022
Shkupi në mesnatë do të ndriçohet nga fishekzjarret |Video
RTKlive
Në prag të ndërrimit të viteve, në Shkup po mbizotëron atmosferë festive.
Në qendër të qytetit, shumë qytetarë kanë dalë në sheshet e këtij qyteti për të bërë fotografi për fundin e vitit 2022, apo për të ndjekur koncertin festiv.
Shumë qytetarë kanë vendosur që Vitin e Ri ta presin në familje, por ka edhe shumë të tjerë që kanë zgjedhur lokale të ndryshme. Në mesnatë, në Shkup pritet të ndizen fishekzjarre.























