Kurti dhe Vitia qëndruan në QKUK
BKT
Foto: Albin Kurti/Facebook
Kosovë

Kurti dhe Vitia qëndruan në QKUK

J.Musliu/RTKlive

(E plotësuar) Në natën e ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai është pritur nga stafi kujdestar në këtë klinikë si dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

"Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh", ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti nga KEK-u, uron punëtorët për Vitin e Ri

Vetëm pak orë para ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka vizituar punënonjesit e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur me një njoftim në llogarinë e tij në Facebook.

 “Me ata të cilët punojnë që ne të festojmë, nga vendi prej nga na vjen ndriçimi sonte teksa urojmë njëri-tjetrin, gëzuar Viti i Ri 2023, të gjithë Juve të dashur qytetarë, familjeve, miqve e kolegëve tuaj!”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Bashkë me Kurtin ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët vizituan punëtorët e KEK-ut në festën e Vitit të Ri.

Vizita të tilla, krerët e shtetit, si presidentja Vjosa Osmani e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë realizuar edhe tek institucionet e tjera sikurse policia.

Ata ishin gjatë ditës në pikën kufitare në Bërnjak, në veri të vendit për të ndarë momente të festës me pjesëtarët e policisë.


MË SHUME NGA Kosovë