“Përsëritësi” çon në pranga dhjetë shtetas të Kosovës
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

“Përsëritësi” çon në pranga dhjetë shtetas të Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Policia e Kosovës deklaroi se pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, më 1 janar, rreth orës 17:15, në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Policia deklaroi se gjatë operacionit policor është bastisur një (1) shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë (5) automjete.

Nga ky aksion, janë sekuestruar  (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë,  (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,  (1) armë zjarri,  (2) karikatorë, (17) fishekë, (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve, (4) telefona celularë dhe  (1) peshore digjitale.

“Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër (4) nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull”, deklaroi Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika