Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet i dyshuari që rrahu rëndë një grua
BKT
Kronika

Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet i dyshuari që rrahu rëndë një grua

RTKlive

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një grua në Prishtinë për shkak të një mosmarrëveshje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, njofton Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.


MË SHUME NGA Kronika