09:20 / 04.01.2023
Dhunohet një femër në Ferizaj
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas njoftimit, dyshohet se një femër u dhunua seksualisht në shtator të vitit 2022 në një motel.
“Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është nën hetime.























