11:07 / 04.01.2023
Digjen pesë vetura në Pejë, rasti po hetohet
E.Hoti/RTKlive
Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Pejë.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët.
"Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri pesë vetura", deklaroi policia.
"Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovar, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar", shkruan në njoftim.
Rasti i cili është iniciuar si “Zjarrvënie” është duke u hetuar.
Pamjet e veturave të djegura janë publikuar në Facebook edhe nga faqja “Peja në Fokus”.























