14:34 / 04.01.2023
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
RTKlive
Një grua është gjendur pa shenja jete në rrugën’ Ferat Dragaj’ në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, derisa ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e gruas.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë", deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
"Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes", deklaroi ajo.
Ahmeti konfirmon se nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit, e gjinisë femër.
Ajo ka bërë të ditur se policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta sqaruar këtë rast.























