19:55 / 04.01.2023
Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, 3 të vdekur dhe 2 të lënduar
RTSH
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në Rrugën e Arbrit, në Shqipëri, ku kanë humbur jetën 3 persona.
Dy makina, një “Benz” dhe një “BMW” janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën duke u shkatërruar plotësisht.
Përplasja e fortë i ka marrë jetën 3 personave dhe lënë të lënduar dy të tjerë. Nuk dihen ende identitetet e viktimave dhe të plagosurve.
Aktualisht ambulanca, zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.























