Ferizaj, arrestohet një person për dhunë në familje
M.Sh/RTKlive
Në orët e hershme të mëngjesit, policia e Stacionit në Ferizaj ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas njoftimit lëshuar nga policia, rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarin, policia e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti, sipas të njëjtit njoftim, është cilësuar si "Dhunë në familje".























