Arrestohet një 37 vjeçar, dyshohet për kanosje
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohet një 37 vjeçar, dyshohet për kanosje

J.Musliu/RTKlive

Me datën 22 dhjetor 2022, në ora 01:30, ankuesi R.S, shtetas i Kosovës,  i moshës 64 vjeç nga fshati Nerodime të Ferizajt, ka raportuar në stacionin e policisë, se personi A.S, gjithashtu shtetas i Kosovës, i moshës 37 vjeç, ia kishte dëmtuar (thyer) xhamin e shtëpisë së tij.

Të premten (sot) rreth orës 11:30,  i njëjti ankues ka raportuar se me datën 4 janar 2023, personi i njëjtë, A.S, i kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte kanosur.

Në lidhje me këtë, policët hetues të stacionit në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin A.S, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është dërguar  në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar”Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe kanosje’’.


MË SHUME NGA Kronika