Vidhen dhe dëmtohen dy xhami në Prishtinë
RTKlive
Në Prishtinë është raportuar të shtunën për dy raste të vjedhjeve të arkave në xhami, njëra në një xhami, në rrugën “Ilir Konushevci” dhe rasti tjetër në xhaminë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.
Rasti i parë në një xhami në rrugën “Ilir Konushevci”, është raportuar rreth orës 7 të mëngjesit. “Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës .
Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në xhaminë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është raportuar rreth orës 11.” Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Bëhet e ditur se rastet janë në procedurë hetimore.























