Një person gjendet i varur në litar në Zhur të Prizrenit
BKT
Kronika

Një person gjendet i varur në litar në Zhur të Prizrenit

E.Hoti/RTKlive

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 12:00 në malin Polevica të fshatit Zhur.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se një qytetar kishte hasur në trupin e pajetë, i cili ishte i varur me litar tek një lis.

 Bytyqi ka thënë  se në vendin e raportuar është gjetur trupi i dekompozuar.

“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet  me emrin Polevica mbi fshatin Zhur, në afërsi të magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit ju kanë përgjigjur patrullat policor të Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestarë dhe aty shihet personi , duket mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur", ka thënë Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin  e Mjekësisë Ligjore.


MË SHUME NGA Kronika