Pesë të lënduar në aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, digjet një furgon
E.Hoti/RTKlive
Pesë persona kanë mbetur të lënduar të dielën si pasojë e një aksidenti mes dy furgonave në rrugën Ferizaj – Shtime.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka bërë të ditur se njërin automjet e ka kapluar flaka, ndërsa të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF në Shtime.
“Sot , rreth orës 14:50 në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, në saktësisht në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën. Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli .
Veseli ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe ambulanca që i ka transportuar të lënduarit.
Ndërsa, Njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin.























