Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë
BKT
Kronika

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

E.Hoti/RTKlive

( Plotësuar, ora 17:56 ) Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it i cili u gjetë  të dielën pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli  ka thënë për RTKlive se ekipi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it e ndërprenë reanimimin për shkak se ai nuk pati shenja jete.

 “Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete”, ka thënë Veseli.

 Zëdhënësi Veseli ka  bërë të ditur se trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it.

“Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, ka sqaruar Veseli .

Gjendet pa ndjenja pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë

Një pjesëtar i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR është gjetur të dielën pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për RTKlive se ai është nën përkujdesje mjekësore, pasi  që ekipet e emergjencës  kanë  dalë shpejt në vendin e ngjarjes.

Sot, rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore”, ka thënë Veseli.

 Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-it të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika