Emisarët Escobar dhe Lajçak sot vizitojnë selinë e NATO-s
BKT
Foto: Nga profili i Lajçakut në Twitter
Kosovë

Emisarët Escobar dhe Lajçak sot vizitojnë selinë e NATO-s

RTK

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të zhvillojnë një takim në selinë qendrore të NATO-s.

Qëllimi i vizitës së dy emisarëve nuk është bërë i ditur, megjithatë në njoftimin e NATO-s, thuhet se Escobar dhe Lajçak do të priten nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Emisarët pritet të kenë edhe një takim tjetër jozyrtar në Këshillin e Atlantikut të Veriut.


MË SHUME NGA Kosovë