Ferizaj, brenda një jave policia shqipton mbi një mijë gjoba
BKT
Foto:Policia
Kronika

Ferizaj, brenda një jave policia shqipton mbi një mijë gjoba

M.Sh/RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt, brenda një jave ka shqiptuar më shumë se një mijë gjoba në trafik dhe ka konfiskuar 24 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Sipas njoftimit, policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Policia ka shqiptuar 1075 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 24 patentë shoferë. Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre: 15 me lëndime, ndërsa  26 me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj.

Policia thuhet se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj.


MË SHUME NGA Kronika