Brenda 24 orëve, Prokuroria e Shtetit i dërgon 4 persona në paraburgim
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Brenda 24 orëve, Prokuroria e Shtetit i dërgon 4 persona në paraburgim

M.Sh/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë persona dhe pranë gjykatave kompetente ka paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe një  kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, sipas të njëjtit njoftim, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një të dyshuar. Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi. Derisa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika