Arrestohet dy hajna veturash  
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Arrestohet dy hajna veturash  

J.Musliu/RTKlive

Policia në Gjakovë, pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojë dhe të arrestoj dy të dyshuar të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të veturave.

Në dhjetor 2022, nga stacioni policor në Gjakovë janë iniciuar dy raste për vjedhje të veturave në këtë qytet.

Me datën 5 dhjetor 2022 ishte vjedhur vetura e tipit Opel Corsa, ndërsa me datën 22 dhjetor 2022 ishte vjedhur vetura e tipit VW Golf. Të dy këto vjedhje ishin lajmëruar nga pronarët e automjeteve.

Me datën 7 janar 2023, stacioni policor në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarit të cilët janë A. L., banues në fshatin Carrabreg-Deçan, i lindur në vitin 1992 (shtetas i Republikës së Kosovës) dhe Sh. K., banues në fshatin Kishnarekë-Drenas, i lindur në vitin 1990 (shtetas i Republikës së Kosovës).

Ata dyshohet se janë të përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhje” lidhur me  këto dy raste.

“Në saje të hetimeve të zhvilluar është arritur të gjendën dhe sekuestrohen edhe të dy veturat e vjedhura”, deklaron policia.

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra, policia deklaron se  janë kryer në koordinim me Prokurorinnë e Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari i parë  është ndaluar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për vjedhjen e veturës. 

Ndërsa, ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.  Veturat e sekuestruara u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

 


MË SHUME NGA Kronika