Ibrahimi: Nuk ka pasur progres për bashkëpunim mes nivelit qendror e lokal
BKT
Kosovë

Ibrahimi: Nuk ka pasur progres për bashkëpunim mes nivelit qendror e lokal

V.Thaçi / RTKlive

Është mbajtur takimi i tretë me radhë brenda pak muajve mes Qeverisë dhe kryetarëve të komunave qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të komunikimit si Qeveri e Republikës së Kosovës me komunat e Kosovës.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ka theksuar se në Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak.

Sazan Ibrahimi drejtor ekzekutiv i asociacionit të komunave të Kosovës, tha se të gjithë kryetarët e komunave dhe asociacioni i komunave i mirëpret takimet ku diskutohen sfidat dhe problemet të cilat komunat e Kosovës ballafaqohen të cilat janë të shumta.

Ai tha se asociacioni mirëpret iniciativat që vinë nga niveli qendror që të bashkëbisedojmë me kryetarët e komunave në mënyrë që ti dilet ballë sfidave me të cilat ballafaqohen.

Ibrahimi deklaroi se ka pasur tendencë nga niveli qendror që të hyjë në kompetencat e nivelit lokal.

“Kjo është parë me veprimet e Ministrisë së Financave që të hyrat vetanake të komunave  ti merr dhe ti shfrytëzojë ato interesat e nivelit qendror, ku me reagimin e asociacionit nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodh”, tha Ibrahimi në nju intervistë në emisionin “Info Plus” në RTK, ku shtoi se nuk ka pasur progres sa i përket bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal.


MË SHUME NGA Kosovë