Osmani e pret nesër në takim këshilltarin amerikan, Derek Chollet
BKT
Foto: Presidenca e Republikës së Kosovës në Facebook
Kosovë

Osmani e pret nesër në takim këshilltarin amerikan, Derek Chollet

RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet nga ora 13:00. “Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik.

Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.


MË SHUME NGA Kosovë