Banorët e lagjes `Kodra e Diellit` kundërshtojnë tarifat për parking |Video
BKT
Kosovë

Banorët e lagjes `Kodra e Diellit` kundërshtojnë tarifat për parking |Video

Valjetë Shala / RTK

Disa banorët të lagjes Kodra e Diellit në Prishtinë, kanë nënshkruar peticion kundër aplikimit të tarifës për parking, të vendosur nga ndërmarrja publike “Prishtina Parking”.

Ndërmarrja operon vetëm në zonat për të cilat ka aprovim nga Komuna e Prishtinës, por thonë se do të ndërmerren veprimet adekuate për të siguruar organizim të mirëfilltë për çdo lagje në kryeqytet.

Aplikimi i tarifave për parking nga ndërmarrja publike “Prishtina Parking”, po kundërshtohet nga disa banorë të lagjes “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Ata këtë e konsiderojnë të padrejtë dhe të paligjshme pasi thonë se parkingu u takon banorëve.

E sa u përket tarifave, thonë se janë vendosur pa u konsultuar me ta.

Për këtë shkak, ata kanë nënshkruar edhe një peticion kundër aplikimit të tarifës, ku përmes një proteste të mbajtur të hënën, kanë paralajmëruar edhe veprime tjera.

Kurse ndërmarrje “Prishtina Parking”, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, ka thënë se deri tani në lagjen “Kodra e Diellit” dhe lagje tjera, përqindja e hapësirave të cilat janë përmbushur nga banorët është në mbi 50%, ndaj njoftojnë se brenda janarit e gjithë lagjja do të jetë nën menaxhimin e plotë të ndërmarrjes.

Sipas tyre, Kryeshefi i ndërmarrjes, Sokol Havolli, është takuar me banorët e disa pjesëve të lagjes të “Kodrës së Diellit” dhe si ndërmarrje vazhdon të jetë e hapur për takime, me qëllim të adresimit të kërkesave të banorëve.


MË SHUME NGA Kosovë