Biblioteka `Ibrahim Rugova` në Gjakovë ofron kushte për 250 nxënës
BKT
Kosovë

Biblioteka `Ibrahim Rugova` në Gjakovë ofron kushte për 250 nxënës

Islam Haxhiu / RTK

Rreth 250 studentë e nxënës, çdo ditë kanë mundësi studimi në bibliotekën e qytetit "Ibrahim Rugova" në Gjakovë.

Anesa Koshi, studente e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se sa herë që vjen në Gjakovë, orët e leximit i kalon në bibliotekë, për të cilën thotë se i ofron të gjitha kushtet për studim cilësor.

Krahas sallave për lexim dhe ambienteve tjera përcjellëse, biblioteka e qytetit ofron një fond të pasur librash për studim, thotë Engjëll Berisha, drejtor i Bibliotekës.

Biblioteka po ashtu çdo ditë vizitohet edhe nga nxënës filloristë të cilët marrin dhe i dorëzojnë librat e tyre të preferuar.

Ndryshe, biblioteka e qytetit në Gjakovë është themeluar në vitin 1947.


MË SHUME NGA Kosovë