Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Emisioni do të fillojë me parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës.

Mysafir i parë do të jetë Visar Sadiku psikolog klinik. Ai do të flas për temën “si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj kur ngacmohet në shkollë?

Kurse mysafirë të tjerë janë Hasan Jashari, kryetar i Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art dhe Zeqir Kadriu sekretar. Ata flasin për iniciativën për krijimin e akademisë shqiptare të shkencave në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa mysafir tjetër është Mal Gashi, ndihmës Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së

 


MË SHUME NGA Kosovë