Promovimi i turizmit vushtrrias
Sh.Gashi
Komuna e Vushtrrisë dhe UTK kanë nënshkruan marrëveshje për promovimin e turizmit.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Unionit të Turizmit të Kosovës, e cila do të hapë mundësi të mëdha për promovimin e turizmit, me ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë.
''Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës'', - shkroi Kryetari Idrizi.
Më tutje Kryetari Idrizi shtoi se: ''Kjo marrëveshje i hap mundësi të mëdha promovimit të turizmit urban dhe malor në nivel vendor, regjional e ndërkombëtar, si dhe zhvillimit ekonomik të Vushtrrisë, edhe përmes të turizmit''.
Komuna e Vushtrrisë ka potencial të mirë për zhvillimin e turizmit, dhe në këtë drejtim vizioni i Kryetarit Idrizi për promovimin e turizmit është në rrugë të mbarë. Sikurse në aspektin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ashtu edhe në aspektin e turizmit urban dhe malor, Komuna e Vushtrrisë do të jetë e përkushtuar që gjithë këtë potencial ta bëjë të shfrytëzueshëm, në mënyrë që gjithë kjo të ndikojë në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.























