Shtërpca me nivel të lartë sigurie të garantuar nga Policia e Kosovës
BKT
Kosovë

Shtërpca me nivel të lartë sigurie të garantuar nga Policia e Kosovës

Driton Ramadani/RTK

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nëkoloneli Basri Shabani, takoi kryetarin e komunës në Shtërpcë, Dalibor Jevtiq.

 Në këtë takim është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar të jetë qetë pas zhvillimeve të fundit në Shtërpcë, ku u plagosen dy qytetarë serbë.

Policia rajonale e Ferizajt, pak orë më pas, arrestoi të dyshuarin e këtij rasti. Gjithashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të policisë dhe kryetarit të komunës me bashkëpunëtorë, të cilët bashkërisht menaxhuan mirë situatën pas incidentit, ku disa qytetarë bllokuan rrugën rajonale Shtërpcë – Prevallë për disa orë, në shenjë revoltë.

Ndërkaq, falë bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional edhe protesta e mbajtur në Shtërpcë me datën 08 janar 2023 kaloi e qetë dhe pa asnjë incident.

 Kryetari Dalibor Jevtiq falënderoi policinë rajonale të Ferizajt për mbështetjen dhe menaxhimin e situatës gjatë dhe pas ngjarjes së incidentit.

Ai ofroi mbështetje të parezervë të tij që në Shtërpcë të mbizotërojë  ambient i qetë dhe i sigurt për qytetaret e saj.

Ndërsa, deri në një vlerësim tjetër, kryetari i komunës kërkoi që  të vendosen pika kontrolli në fshatin Drajkovc dhe Jazhincë, të shtohet prania e policisë në stacionet e autobusëve, kur fëmijët vijnë dhe dalin nga shkolla, të shtohet patrullimi i policisë në rrugët kryesore të Shtërpcës dhe të vendosen kamerat e sigurisë në pika të rëndësishme dhe të mbikëqyren nga policia.

 Drejtori Rajonal, nënkoloneli Basri Shabani e ka siguruar kryetarin e komunës së Shtërpcës se Policia Rajonale e Ferizajt ka ofruar mbështetje dhe përkrahje për stacionin e policisë në Shtërpcë, ka shtuar masat e sigurisë në terren për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe i ka caktuar dy pika kontrolli në fshatin Drajkovc dhe Jazhincë.

Policia në vazhdimësi ka punuar me plan operativ ‘’Siguria në shkolla’’,për t’i siguruar nxënësit kur vijnë dhe kur dalin nga shkolla, si dhe është në zbatim të planit rreth objekteve të kultit, ku në baza ditore vizitohen objektet fetare.

Gjithashtu policia rajonale do të bëjë një analizë të re rreth vendosjës së kamerave të sigurisë në vendet kyçe në Shtërpcë, që do të monitorohen dhe mbikëqyren nga policia.


MË SHUME NGA Kosovë