22:09 / 11.01.2023
Me vizitë në familje, Kurti nderon dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha
J.Musliu/RTKlive
Në 39- vjetorin e rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në kujtim dhe nderim të veprimtarisë së tyre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjet Malaj dhe Berisha.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit shkruan se kreu i Qeverisë, ishte mes familjarëve të tyre, ku u përkujtua jeta plot aktivizëm politik e Rexhepit dhe Nuhiut.
Ata ranë dëshmorë në natën mes 11 dhe 12 janarit 1984, duke luftuar me policët e Serbisë që i kishin rrethuar në një bazë ilegale në Prishtinë.
"Në lagjen që pas asaj nate do të quhej Kodra e Trimave”, shkruan në njoftimin zyrtar.
























